Psikologu, Rron Kastrati i ftuar në programin e mëngjesit në Kanal10, teksa fliste mbi korrikulën e re të lëndës “Edukimi seksual” për nivelin e ulët arsimor përmendi edhe shtëpitë botuese, për të cilat tha se e di mirë se si bëhen hartimet e tyre.
Kastrati mohoi spekulimet se shoqëria vazhdon të jetë e kontrolluar nga agjenda të ndryshe.
“Duhet të jesh i prirur të ndjekësh hapat revolucionar të shoqërisë por jo duke besuar në kontrollimin nga agjendat. Unë e di se si hartohet kopertinat e librave, kam punuar me vite në panaire të librit. E di shtëpitë botuese çfarë hartimesh kanë dhe nuk duhet të nxitohemi. Le t’i shtrojmë gjërat në mënyrë konkrete”, tha ai gjatë fjalës së tij.