Efekti i koronavirusit, FIFA merr vendimin e papritur për çmimet “The Best”!

21:03 | 14 May 2020

FIFA ka marr një vendin të papritur në lidhje me çmimet “The Best”.

2020 do të mbahet mend gjatë si një vit i pazakontë në shumë aspekte.

Koronavirusi ka ndryshuar mënyrën e të jetuarit dhe ka prekur ndjeshëm edhe industrinë e futbollit.

Në muajin shtator FIFA ishte përgatitur për të vlerësuar më të mirët e vitit në futboll me çmimet “The Best”, por qeveria më e lartë e futbollit botëror, ka anuluar këtë cermoni gala.

Këtë vit është marrë vendimi për të mos akorduar çmimin “Lojtari më i mirë i shpallur nga FIFA”.

Ceremonia vjetore nuk do të mbahet për shkak të situatës së shkaktuar nga pandemia.

Sipas së përditshmes spanjolle, MARCA, ceremonia e ndarjes së këtij çmimi ishte parashikuar të mbahej në muajin shtator.

Tashmë ky vlerësim individual nuk do të jepet, si një lloj mase për të ndalur përhapjen e virusit.

Ky vendim vjen në një kohë ku shumë prej kampionateve europiane kanë mbyllur sezonin dhe shumë të tjerë ende nuk kanë vendosur për të rifilluar, një ndryshim tërësisht i kuptueshëm.

Fituesi i fundit i FIFA The Best ishte Lionel Messi. Ndërkohë nuk dihet ende se çfarë do të ndodhë me dy trofetë e tjerë individualë “Topi i Artë” dhe Këpuca e Artë.

Komento: