Efektiviteti i vaksinave mund të bie pas 3 muajsh për variantin Delta

15:20 | 19 August 2021

Varianti Delta, bie efektiviteti i vaksinave pas 3 muajsh.

Sipas një studimi nga ekspertë të Universitetit të Oksfordit mbrojtja nga vaksinat Pfizer dhe AstraZeneca reduktohet brenda 3 muajsh.

Gjithashtu sipas studimit personat e vaksinuar me këto dy vaksina mund të jenë më të rrezikuar nëse infektohen me Delta sesa variantet e tjera.

Studimi, i bazuar në më shumë se tre milionë mostra të marra në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar, theksoi se 90 ditë pas dozës së dytë, efektiviteti i vaksinës Pfizer / BioNTech u ul në 75% dhe efektiviteti i AstraZeneca u ul në 61% .

Dy javë pas dozës së dytë, efektiviteti i tyre ishte përkatësisht 85% dhe 68%. Reduktimi i efektivitetit është më i lartë tek personat mbi 35 vjeç tek të rinjtë.

Ngarkesa virale

Duke theksuar rrezikun në rritje për shkak të variantit Delta, studiuesit vunë në dukje se ata që ishin infektuar pavarësisht se ishin vaksinuar plotësisht kishin tendencë të kishin një ngarkesë virale të ngjashme me atë të të pavaksinuarve.

Gjetjet e shkencëtarëve të Universitetit të Oksfordit në përgjithësi janë në përputhje me analizën e Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC), shërbimi kryesor federal i shëndetit publik amerikan, dhe po publikohen në një kohë kur Uashingtoni ka njoftuar se do të rrisë dozat e vaksinave për shkak të rritjes së infeksioneve të variantit Delta.

Qeveria e Joe Biden ka cituar të dhëna që tregojnë se mbrojtja e ofruar nga vaksinat bie me kalimin e kohës. Pfizer ka pranuar se efektiviteti i vaksinës reduktohet me kalimin e kohës.

Ky hulumtim, i cili është ende duke u vlerësuar nga kolegët dhe botuar në një përmbledhje shkencore, duket se konfirmon dhe nënvizon shqetësimin e shkencëtarëve për variantin Delta, i cili u identifikua fillimisht në Indi dhe mund të infektojë personat e vaksinuar plotësisht.

Komento: