EFTA, Qeveria e Lihtenshtajnit miraton propozimin për marrëveshje të tregtisë së lirë me Kosovën

15:26 | 03 Shkurt 2026
efta,-qeveria-e-lihtenshtajnit-miraton-propozimin-per-marreveshje-te-tregtise-se-lire-me-kosoven

Qeveria e Liheshtajnit ka miratuar sot raportin dhe propozimin mbi Marrëveshjen e Tregtisë së Lirë të EFTA-s me Republikën e Kosovës.

Marrëveshja e Tregtisë së Lirë midis shteteve të EFTA-s Islandës, Norvegjisë, Zvicrës dhe Lihtenshtajnit dhe Republikës së Kosovës mbulon, ndër të tjera, tregtinë e mallrave dhe shërbimeve, barrierat teknike në tregti, masat sanitare dhe fitosanitare, mbrojtjen e pronësisë intelektuale, konkurrencën, tregtinë dhe zhvillimin e qëndrueshëm, si dhe masat ligjore dhe horizontale.

Siç njofton ministrja e Jashtme e Lihtenshtajnit,  të gjitha barrierat tregtare për produktet industriale duhet të eliminohen jo më vonë se pesë vjet pas hyrjes në fuqi të marrëveshjes.

“Finalizimi i Marrëveshjes së Tregtisë së Lihtenshtajnit me Republikën e Kosovës nënvizon angazhimin e Lihtenshtajnit për të vazhduar politikën e saj të mbështetjes së reformave ekonomike të Kosovës dhe integrimin e saj në strukturat ndërkombëtare të bashkëpunimit ekonomik. Marrëveshja e Tregtisë së Lirë forcon aksesin e ndërsjellë në treg dhe përmirëson sigurinë ligjore dhe parashikueshmërinë për operatorët ekonomikë të prekur.”, thuhet në njoftimin e MPJ-së.

Komento: