Egli dëshiron të kthehet në Big Brother, ka një mesazh edhe për Gjestin

23:47 | 15 March 2025

Egli ka shprehur dëshirën e saj që të kthehet në Big Brother VIP Shqipëria me misionin që të dalë nga ajo shtëpi ashtu siç ka hyrë.

Pas largimit të saj vullnetar disa ditë më parë për arsye shëndetësore, këngëtarja u rikthye në studio ku shprehu hapur dëshirën për të hyrë sërish në shtëpinë më të famshme në Shqipëri. Mirëpo, vendimi final nuk do të jetë në dorën e produksionit, por të publikut.

Pasi dëgjoi dëshirën e Eglit, prezantuesi Ledion Liço njoftoi se për rikthimin e saj do të hapet një televotim, ku publiku do të vendosë nëse ajo meriton apo jo të rikthehet në garën për çmimin e madh.

Ajo ka thënë se do të vazhdojë të luftojë për Gjestin.

Komento:
loading