Egli Tako ka bërë një bisedë së fundmi me Bernardin ku shihet e mërzitur, teksa qëndrojnë bashkë në oborr.
Ajo i flet për Gjestin, raportin e tyre dhe tregon se është shumë e prekur në një formë nga ai.
E njëjta thekson se disa gjeste të këngëtarit nuk i pëlqejnë, ndonëse i qëndron afër dhe e ngacmon.
“Unë dje kam qenë shumë e mërzitur. Është lodhja, po ajo është një arsye shumë e madhe pse. Se po shoh shumë veprime që nuk më pëlqejnë”, tha ajo.
Ndërkohë që banori ia ktheu: “Mblidhe mendjen, merr një vendim. Që diçka të jetë e shtirur, nuk është kollaj ta gjesh”.
“Kur unë vi, ti ikën. Kur unë them çfarë ke, ti më kthehesh çfarë po të bëj, dua të rri vetëm. Pastaj të shikoj duke ndenjur me njerëz je shumë mirë, pastaj vjen më futesh në krevat. Lojë. Fake. Po pse mua”, tha ajo tutje.
Mes tjerash, Egli shtoi: “Nuk luaj me ty. Je shumë e mirë. Të kam xhan. E kam besuar. I kam dal të gjitha me shpatë të madhe për të”.
E Gjesti në një bisedë me Gertin dhe Gertën, u shpreh: “Unë nuk bëj lojë me Eglin. Ndoshta ajo ka diçka më shumë ndaj meje. Nuk dua ta lëndoj. I kam thënë, nuk dua të lëndoj”.
Mbetet për t’u parë në vazhdim se si do të shkojë kjo marrëdhënie e tyre.