Egzona dhe Albatrit Muqiqi po vazhdojnë të jenë një ndër çiftet më të pëlqyera të publikut kosovar.
Ata janë martuar që pak vite dhe tani janë prindër të tre fëmijëve.
Ndër femrat më të komentuara të estradës është edhe nusja e Albatrit Muqiqit, Egzona, e cila qysh nga koha kur u martua me këngëtarin e njohur rrëmbeu vëmendjen e mediave rozë.
Nusja e familjes Muqiqi publikon fotografi të bukura në rrjete sociale, e së fundi ka pozuar me veshje tradicionale, me jelek e dimi. Si gjithmonë, ajo duket shumë bukur, transmeton rtv21.
Albatriti dhe Egzona kanë kurorëzuar dashurinë e tyre me martesë në nëntor të vitit 2016. Çifti ka tre fëmijë, Amelia, Elia dhe Elard.