Këngëtari I njohur Albatrit Muqiqi dhe gruaja e tij Egzona, sot u bënë prindër për herë të dytë.
Egzona ka lindur binjakë, djalë dhe vajzë, përcjell ORAinfo.
E në këtë ditë kaq të veçantë, ata morën urime të shumta nga njerëz të ndryshëm.
Në postimin që ka bërë Egzona në Instagram pas lindjes së fëmijëve, kanë komentuar edhe shumë njerëz të njohur, e ndër ta është edhe moderatorja Elita Rudi e cila e ka uruar atë me fjalët më të veçanta./ORAinfo/