Egzona Muqiqi është bashkëshortja e këngëtarit të njohur shqiptar, Albatrit Muqiqit.
Ata para pak ditësh janë bërë prindër për herë të dytë, Egzona lindi binjakë, Elian dhe Eraldin, përcjell ORAinfo.
Ajo dhe Albatriti morën urime dhe dhurata të shumta në këtë ditë kaq të veçantë për ta.
E sot, ajo duket se ka marrë dhuratën më të bukur ndonjëherë, vjehrra dhe kunata e saj i kanë dhuruar asaj një zinxhir dhe një palë vathë me gurë të çmuar. /ORAinfo/