Egzona nuk po mund ta përballojë vdekjen e vëllait, bën postimin prekës

11:53 | 07 Maj 2026

Një ngjarje e rëndë ka tronditur ditën e martë qytetin e Gjakovës, ku një i ri ka humbur jetën si pasojë e një sulmi me armë të ftohtë.

Viktima është identifikuar si Rexhë Brahimaj, i cili nuk ka arritur t’u mbijetojë plagëve të marra.

I riu është goditur me thikë dhe, pavarësisht përpjekjeve për t’i dhënë ndihmë mjekësore pas transportimit në spital, lëndimet kanë rezultuar fatale.

Një detaj që ka shtuar edhe më shumë dhimbjen e kësaj ngjarjeje është fakti se i ndjeri, Rexhë Brahimaj, është vëllai i Egzona Muqiqit, bashkëshortes së këngëtarit Albatrit Muqiqi.

Lajmin për humbjen e madhe familjare e ka bërë të ditur vetë Egzona përmes një postimi në Instagram, ku ka publikuar një fotografi bardh e zi me të vëllain, duke shkruar: “Ma shkrumove zemrën bre vëllau jem. Pusho në paqe”.

Egzona nuk po mund ta përballojë vdekjen e vëllait. Ajo ka bërë sërish një postim prekës me fotografinë e vëllait të ndjerë.

Komento: