Egzona Muqiqi është një ndër personazhet më të përfolura të estradës shqiptare.
Ajo u martua para pak kohësh me këngëtarin e njohur, Albatrit Muqiqin dhe që nga atëherë është shumë e komentuar në publik, shkruan ORAinfo.
Ata të dy para një muaji u bënë prindër për herë të dytë dhe Egzona lindi binjakë.
Egzona është tejet aktive në rrjete sociale e sidomos në Instagram.
Sot, ajo ka publikuar një foto të prindërve të saj, e ajo që merr gjithë vëmendjen janë dy zemrat që ia ka bashkangjitur fotos ./ORAinfo/