Egzona tërheqëse edhe me veshje kombëtare

11:21 | 26 Shkurt 2020

Gruaja e Albatrit Muçiqit tërheqëse edhe me veshje kombëtare.

Është bërë e njohur për një kohë të shkurtër dhe tashmë është mjaftë e përfolur.

Bukuroshja Egzona Muçiqi, e cila në çdo paraqitje shkëlqen me dukjen e saj, është gruaja e këngëtarit të mirënjohur Albatrit Muçiqi, shkruan Kosovarja.
Përveç pamjes së mrekullueshme që gëzon, ajo njihet edhe si femër e suksesshme në profesion dhe nenë e përkushtuar. Egzona, është nenë e katër fëmijëve.

Bukuroshja, nuk heziton që jetën dhe aktivitetet e saj ti bëjë publike, ti ndajë me ndjekësit në rrjete sociale.

Në disa fotografi të publikuara në llogarinë e saj Instagram, nusja e përfolur shihet teksa shkëlqen me veshje kombëtare.

Mes fotosh, e shohim të veshur edhe me fustan të bardhë, i cili ia vë në pah linjat trupore.

E rregulluar deri në detaje dhe me grimi profesional, Egzona duket mjaftë tërheqëse.

Komento: