Egzona vishet fustan me stil unik, gati po ‘thyhet në bel’ për këtë fotografi!

19:31 | 17 Nëntor 2022

Egzona Muqiqi, është njëra nga nuset më të komentuara të estradës.

Ajo është gruaja e këngëtarit të njohur, Albatrit Muqiqit, me të cilin ka një jetë shumë të lumtur.

Lidhje e tyre e dashurisë është forcuar që kur në jetë kanë ardhur tre fëmijët e tyre, shkruan ORAinfo.

Ani pse Egzona është bërë nënë në moshë të re, ajo është treguar e suksesshme edhe në biznesin e saj privat.

Ajo çdo ditë është pjesë e punës dhe mundohet që edhe për dukjen e saj të përkujdeset në maksimum.

E se fundmi, Egzona ka publikuar një foto sapo ka dal nga salloni i ondulimit.

E veshur me shumë stil dhe me grim të bukur, Egzona gati po ‘thyhet në bel’ për ta realizuar këtë foto.

Me këtë veshje Egzona do ta ‘shkrijë’ burrin e saj, Albatrit Muqiqin. /ORAinfo/

Komento: