Egzoni djali që pësoi aksident për Vitin e Ri, ka nevojë për ndihmën tuaj – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Egzoni djali që pësoi aksident për Vitin e Ri, ka nevojë për ndihmën tuaj

23:20 | 06 Shkurt 2019

Egzoni dhe Valoni janë dy shokët që pësuan aksident dy ditë para Vitit të Ri.

Të dytë nga ajo kohë e deri më tash janë duke u trajtuar në spitale të ndryshme. Familja e Egzonit është duke kërkuar ndihmë për shërimin e djalit të tij.
Në një postim që ka bërë babai i Ekzonit në Facebook ka treguar se shërimi për djalin e tij është shumë i shtrenjtë.

Ky është postimi i plotë pa ndërhyrje në Facebook:

Te dashur familjare, miqet dhe shokët. Siq e dini, djali im Egzoni me 29.12.2018. ka pësuar një aksident të rëndë trafik sebashku me shokun e tij Valon Qela.

Nga 01.01.2019. dhe me tutje te dyt janë në tretman mjekësor në Spitalin Acibadem Altunizade në Stamboll-Turki. Deri me daten 31.01.2019. fatura e tretmanit mjekësor per Egzonin ka aritur shumen 114.103,76 Euro. Kompania e sigurimeve po pergjigjet vetem me 50.000 Euro.

Deri me tani me kanë ndihmuar per qendrim te përcjellësve ne Stamboll familjaret. Tani për te perballuar shpenzimet te Spitalit e kemi hapur një konto humanitare per njerez humanitar dhe vullnetit te mire qe munden me kontribu aq sa kanë mundesi.

Po ashtu jemi ne pergaditje te hapjes se një fondi publik te perbashket per Egzonin dhe Valonin më ndihmen e SMS te operatoreve në Kosovë.

Bashkangjitur kesaj lutje e keni faturen per muajin Janar si dhe nr.e kontos per ndihm Egzonit nga familjaret, shok, miqet.

Ju faleminderit.

Komento: