
Ehat Miftaraj nga Instituti Kosovar për Drejtësi ka bërë thirrje ndaj Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë dhe Prokurorisë Themelore në Prishtinë që të hetojnë, sipas tij, dëmin e mundshëm të shkaktuar nga zëvendësimi i njehsorëve të energjisë elektrike në një objekt banesor në kryeqytet.
Miftaraj bëri të ditur se vetëm në objektin banesor “Kompleksi Royal”, në rrugën Prekazi në Prishtinë, janë ndërruar afro 100 njehsorë të energjisë elektrike, duke qenë të vjetër 16 vjet ose të vendosur që nga viti 2010.
Ai u ka bërë thirrje institucioneve përgjegjëse që të mos e injorojnë këtëinformacion me rëndësi, duke kërkuar që hetimet dhe vlerësimet për dëmin e shkaktuar të shtrihen edhe në këtë rast.
Miftaraj ka kritikuar ashpër mënyrën se si, sipas tij, po trajtohet çështja, duke paralajmëruar se një dënim prej 6 mijë eurosh nuk duhet të mbyllë atë që ai e quan “mashtrim masiv” nga një kompani që përfiton qindra miliona euro nga qytetarët e Kosovës.
https://www.facebook.com/ehatmiftaraj/posts/10163018120823601?ref=embed_post