Einxhel ia huq, shfaqet e grimuar në plazh

17:44 | 27 Qershor 2022

Einxhel Shkira, vazhdon të jetë personazh shumë i komentuar.

Lidhje e saj me DJ Dagz, brenda shtëpisë së Big Brother bëri bujë të madhe, shkruan ORAinfo.

Romanca e tyre u përfol aq shumë, saqë shumica ishin në dyshime nëse lidhja e tyre do të vazhdojë edhe jashtë formatit.

Në fakt, ndodhi e kundërta. Çifti në fjalë janë duke i shijuar ditët më të bukura krah njëri tjetrit në pushime në Turqi.

Ka qenë Einxhel që ka postuar një foto nga atje, ku në sy bie grimi i saj i rënduar./ORAinfo/

Komento: