Ejup Maqedonci pranon zyrtarisht detyrën e Ministrit të Mbrojtjes

16:59 | 08 Gusht 2023
ejup-maqedonci-pranon-zyrtarisht-detyren-e-ministrit-te-mbrojtjes

Ejup Maqedonci është ministër i ri i Mbrojtjes i Kosovës.

Ai ka pranuar edhe zyrtarisht detyrën nga ministri i deritanishëm, Armend Menaj.

“Me këtë rast, ish-Ministri Mehaj, i uroi shëndet dhe sukses në punë pasuesit të tij, Ministrit Maqedonci, duke u shprehur  i bindur se të arriturat e deritashme të Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së do t’i avancojë më tutje, drejtë përmbushjes së plotë të aspiratave dhe misionit kushtetues dhe ligjor që kanë”, thuhet në kumtesë.

Maqedonci duke vlerësuar punën e Mehajt ka pohuar se do të angazhohet me përkushtim të plotë në vazhdimin e projekteve, thellimin e marrëdhënieve të mira me aleatët dhe partnerët strategjikë dhe përmbushejn e objektivave./Front Online

Komento: