Ekipet e IKSHPK-së në Kuvend: Kontrollohet deputetët para fillimit të seancës

11:27 | 14 Prill 2020

Kuvendi i Kosovës do të mblidhet sot për të votuar për pakon emergjente prëj 320 milionë euro të propozuar nga Partia Demokratike e Kosovës.

Në ndërtesën e Kuvendit të Kosovës, kanë arritur ekipi i Institutit Kombëtarë të Shëndetit Publik për kryer kontrollet ndaj deputetëve, për t’u siguruar nëse kanë simptoma ose jo të koronavirusit.

E gjithë kjo po bëhet për shkak të mbarëvajtjes së seancës së iniciuar nga PDK’ja për miratimin e një pakoje prej 320 milionë eurove për tu dalë në ndihmë bizneseve që janë të prekur nga masat e ndërmarra kundër pandemisë.

Vlen të theksohet se këtë pako e kanë mbështetur, AKR’ja dhe NISMA, ndërsa LDK është deklaruar se nuk do ta mbështes.

Komento: