Ekipet turke trajnojnë pjesëtarët e FSK’së për përdorim të arm*ëve automatike dhe snajperë

19:08 | 07 Dhjetor 2024
ekipet-turke-trajnojne-pjesetaret-e-fsk’se-per-perdorim-te-arm*eve-automatike-dhe-snajpere

FSK ka zhvilluar trajnime bashkë me Forcat e Armatosura të Republikës së Turqisë, trajnime të cilat janë realizuar me sukses për përdorimin e armëve të këmbësorisë “Trajnimi  i armës automatike’’ dhe “Trajnimi  për snajper”.

Ashtu siç bëhet e ditur nga vetë FSK-ja, qëllimi i trajnimeve është ngritja e profesionalizimit të pjesëtarëve dhe ngritja e kapaciteteve të këmbësorisë.

‘‘Ekipet turke trajnojnë FSK-në

Në kuadër të bashkëpunimit me Forcat e Armatosura të Republikës së Turqisë, janë realizuar me sukses trajnimet specialistike në përdorimin e armëve të këmbësorisë “Trajnimi  i armës automatike’’ dhe “Trajnimi  për snajper”. Qëllimi i trajnimeve është ngritja e profesionalizimit të pjesëtarëve dhe ngritja e kapaciteteve të këmbësorisë.

 

 

Komento: