Ekipi FC “Kosova” nga Zurich arrin në Prishtinë, u pritën nga përfaqësues të MDIS-it

13:08 | 15 Nëntor 2019

Ministria e Diasporës dhe Investimeve Strategjike i ka mirëpritur sonte në Prishtinë, ekipin e futbollit FC “Kosova” nga Zurich.

MDIS u ka shtruar atyre një darkë zyrtare, në shenjë mirëseardhje.

Atyre me një fjalë rasti u është drejtuar zv. Sekretari i MDIS-it, Ragip Zejnullahu.

Z.Zejnullahu u ka uruar atyre mirëseardhje në emër të ministrit Dardan Gashi.

Z. Zejnullahu ka thënë se MDIS e vlerëson si domosdoshmëri lidhjen e të rinjve të disporës, me Kosovën, sidomos në fushën e futbollit.

Ekipi nga Zvicra FC “Kosova” nga Zurich , do të ndeshet nesër në finalen e supërkupës mbarëkombëtare, me Ferronikelin në Drenas.

Ndeshja do të mbahet nga ora 13:00 në stadiumin e qytetit.

FC.”Ferronikeli” është fitues i Superkupës së Kosovës për vitin 2019, ndërsa FC. “Kosova” nga Zurich është fitues si Superkupës së Diasporës për vitin 2019.

Komento: