Ekipi i dialogut nesër do të takohet me ambasadorët e QUINT-it – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Ekipi i dialogut nesër do të takohet me ambasadorët e QUINT-it

12:03 | 26 Dhjetor 2018

Kreu i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka njoftuar se nesër me ekipin e unitetit do të takohen me ambasadorët e QUINT-it.

Veseli, ka konfirmuar se nesër delegacioni shtetëror për dialogun me Serbinë, do të zhvillojë një takim edhe me ambasadorët e vendeve të QUINT-it dhe përfaqësues të zyrës së BE-së në Kosovë.

Këtë Veseli e ka konfirmuar në një konferencë për media, pas takimit që kanë pasur me udhëheqësit e grupit të unitetit.

Veseli ka thënë se ky takim do të mbahet me qëllim të informimit të ambasadorëve dhe shteteve të QUINT-it rreth zhvillimeve që po ndodhin.

“Takimet do t’i kemi bashkërisht, që nesër do t’i ftojmë edhe vendet anëtare të Quintit dhe Zyrën e BE’së”, ka thënë kreu i Kuvendit.

Ai ka thënë se të gjithë duhet që të bashkohen rreth këtij procesi.

“Është proces i lirisë dhe sovranitetit, proces i territoreve të shtetit tonë të pavarur, është proces i njohjes nga Serbia dhe sigurimin e ulëses sonë në OKB”, ka thënë Veseli.

Në këtë takim ka marrë pjesë vetëm Shpend Ahmeti, ndërsa Fatmir Limaj ka munguar.

Komento: