Edhe skuadra e Drenicës ka kryer testet për koronavirus.
Këto teste skuadra nga Skenderaj i ka kryer në stadiumin ‘Bajram Aliu’.
Sipas njoftimit të drenicasve asnjë person nuk ka rezultuar pozitiv me Covid-19.
“Gjatë ditës së sotme , KF Drenica ka marrë rezultatet nga IKSHKP, në lidhje me testimet e bëra për COVID-19.
Të gjithë futbollistët dhe stafi kanë rezultuar negativ, dhe kështu tashmë ekipi është i gatshëm për ndeshjën gjysmëfinale e cila zhvillohet të martën perballë Prishtinës, në stadiumin ‘Fadil Vokrri’.
Testimet për zyrtarët dhe lojtarët e KF Drenica janë bërë të martën me 26.05.2020, në ambientet e KF Drenica, ndërsa sot (29.05.2020) klubi edhe zyrtarisht ka marrë rezultet ku të gjitha rezultatet janë negative”, ka njoftuar klubi kuqezi.
Kujtojmë se Drenica është skuadra e 12-të e Superligës që konfirmon rezultatet e testeve.
Më herët, vetëm futbolliti i Dritës, Izair Emini, ka dalë pozitiv për Covid-19, në testin e tij të parë të bërë në Maqedoni të Veriut.
Futbolli kosovar do të rikthehet gjatë javës së ardhshme, fillimisht me ndeshjet e Kupës në mesjavë, kurse në fundjavë me ato të Superligës.