Ekipi i tij mori vetëm barazim kundër Feronikelit, deklaratë e papritur e trajnerit uesllsian

12:03 | 10 Korrik 2019

Trajerni i ekipit uellsian është ndarë shumë i pakënaqur me barazimin ndaj Feronikelit.

Me barazimin dramatik (2:0) që Feronikeli e nxori të martën mbrëma si mysafir i The New Saints kanë mbetur të zhgënjyer uellsianët. Këta t fundit ishin n epërsi prej 2:0, ndërsa kampioni i Kosovës arriti ta barazojë rezultatin në 2:2 në minutat e fundit.

Kështu, Nikli ka mbetur me gjasa të mira për t’u kualifikuar në raundin e dytë të kualifikimeve të Ligës së Kampionëve pasi ndeshjen kthyese do ta zhvillojë në javën e ardhshme në Prishtinë, ku uellsianët i pret sfidë problematike në stadiumin “Fadil Vokrri”, raporton express.

Trajneri i The New Saints, Scott Ruscoe, e ka shprehur zhgënjimin e tij për faktin se skuadrës së tij për pak minuta i ndryshuan gjasat për kualifikim të mëtutjeshëm, të cilin gati e kishte siguruar me epërsie fillestare prej 2:0.

“Jemi të zhgënjyer sepse pak minuta para fundit ishim në epërsi prej dy golave. Ne pësuam rënie drastike në lojë. Do të duhej ta kontrollonim më shumë lojën gjë që e kërkoja vazhdimisht nga lojtarët e mi”, ka thënë ai.

Trajneri uellsian beson se skuadra e tij do ta eliminojë Feronikelin. “Edhe më herët na ka ndodhur të mos marrim rezultat të mirë në shtëpi, por jemi kthyer në ndeshjen tjetër. Andaj këtë besoj se mund ta përsërisim”, tha Ruscoe.

Komento: