Ekipi mbrojtës i Selimit fillon marrjen në pyetje të dëshmitarit të 24-të

11:04 | 13 Shtator 2023
ekipi-mbrojtes-i-selimit-fillon-marrjen-ne-pyetje-te-deshmitarit-te-24-te

Ekipi mbrojtës i Rexhep Selimit ka filluar ta marrë në pyetje dëshmitarin e 24-të në këtë çështje.

Ai po përgjigjet në pyetjet e avokatit Geoffrey Roberts, raporton Betimi për Drejtësi.

Dëshmitari e ka nisur dëshminë e tij dje, ndërkaq gjatë leximit të përmbledhjes së dëshmisë së tij nga ZPS u tha se ka qenë komandat i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës për një periudhë të caktuar kohore dhe se ishte edhe anëtar i Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Seanca po vazhdon në sesion privat me kërkesën e avokatit Roberts, me arsyen për mbrojtjen e dëshmitarit.

Komento: