Ekipi me i pasur në Angli futet në garë për Bellinghamin

17:51 | 03 Shkurt 2023

Pas Real Madridit e Liverpoolit, në garë për shërbimet e mesfushorit Jude Bellingham është futur edhe skuadra e Newcastle Unitedit, raporton “Bild” të premten.

Bëhet e ditur se krerët e Newcastlet po besojnë se mund ta mposhtin konkurrencën e fortë për 19-vjeçarin, i cili do të largohet nga Dortmundi në fund të sezonit aktual.

Për kartonin e tij, Newcastle është gati të ofrojë 150 milionë euro pasi Bellingham konsiderohet ndër lojtarët më të talentuar në Evropë.

Bellingham është pjesë e ekipit gjerman prej vitit 2020 dhe ka kontratë deri në vitin 2025. Këtë edicion, ai ka shënuar 10 gola dhe ka bërë 4 asistime në të gjitha garat për Dortmundin.

Komento: