Ekipi negociator nis takimin me ambasadorët e QUINT-it – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Ekipi negociator nis takimin me ambasadorët e QUINT-it

10:23 | 27 Dhjetor 2018

Para pak çastesh ka nis takimi koordinues për dialogun Kosovë – Serbi.

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, ka thirrur sot takim koordinues për dialogun Kosovë – Serbi.

Të ftuar në këtë takim janë presidenti Hashim Thaçi, kryeministri Ramush Haradinaj, ekipi negociator, përfaqësuesit e grupeve parlamentare nga opozita, LDK dhe VV, ambasadorët e vendeve të QUINT-it dhe përfaqësues të Zyrës së BE-së në Kosovë.

Përpos Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Lëvizjes Vetëvendosje, të tjerët tani janë prezentë në sallën e takimeve.

Të pranishëm janë edhe ambasadorët e QUINT-it.

Komento: