Ekipi negociator pas takimit mbyllet për media

12:08 | 13 Shkurt 2019

Par pak çastesh ka përfunduar takimi i liderëve shtetëror, ku ekipi negociator ka injoruar mediat.

Siç njoftoi mbrëmë, Fatmir Limaj nga Nisma Socialdemokrate, sot krerëve shtetërorë u është dorëzuar draft-platformën për dialog.

Pas përfundimit të takimit të sotëm, Shpend Ahmeti që kaloi para mediave nuk pranoi të tregoj detaje për ato që janë diskutuar brenda.

Derisa, të pranishmit tjerë në takim, dolën nga ana tjetër e Kuvendit, ku mediat nuk u lejuan të afrohen.

Madje, mediat nuk janë lejuar të afrohen as afër sallës ku është mbajtur takimi i mbyllur i ekipit negociator me krerët e shtetit.

Komento: