Ekipi negociator syon ta ‘korrigjojë’ Thaçin

08:58 | 27 December 2018

Delegacioni shtetërorë për dialogun synon ta “korrigjojë” presidentin Hashim Thaçi.

Udhëheqësit e delegacionit shtetëror, të cilët tashmë kanë marrë votën e deputetëve të koalicionit qeverisës dhe të deputetëve të Partisë Socialdemokrate, po vazhdojnë të mbeten të bindur se nuk do të ketë lëvizje të kufijve në kuadër të fazës finale të dialogut Kosovë – Serbi.

Me të tilla deklarime ekipi negociator po synon që ta “korrigjojë” presidentin Hashim Thaçi, i cili qysh prej fillimit të etapës përmbyllëse të procesit të negociatave ka nisur ta proklamojë idenë për korrigjim të kufirit me Serbinë, shkruan Zeri.

Megjithëkëtë, njohësit e çështjeve politike konsiderojnë se kreu i shtetit do të mbetet i “pakorrigjuar”. Kjo pasi, siç thonë ata, më shumë ka gjasa që ekipi në fjalë të influencohet nga presidenti sesa të ndodhë e kundërta, që qëndrimet dhe veprimet e Thaçit të ndikohen nga ky delegacion. Në anën tjetër, edhe përfaqësuesit e partive opozitare, të cilat nuk i janë bashkuar ekipit negociator, janë shprehur të vendosur se ky delegacion do të jetë vetëm në mbështetje të presidentit Thaçi.

Komento: