Ekipi nga Premierliga kërkon transferimin e Muriqit

19:42 | 28 December 2022

Trajneri i Aston Villas, Unai Emery kërkon sulmuesin e Kosovës, Vedat Muriqin, raportojnë mediumet spanjolle të mërkurën. Emery shpreson ta ketë sulmuesin e Mallorcas në skuadër pas shpërthimit të tij në Spanjë.

“Calciomercato” po ashtu ka njoftuar se Aston Villa duhet t’i paguajë 20 milionë euro për t’i fituar shërbimet e sulmuesit kosovar.

Nga shitja e Muriqit do të përfitonte edhe Lazio, prej ku edhe u transferua te Mallorca në verë.

28-vjeçari me Mallorcan ka kontratë deri në verën e vitit 2027.

Në 12 ndeshje të sezonit aktual, Muriqi ka shënuar tetë gola dhe ka asistuar një herë.

Ditë më parë është raportuar se edhe Real Madridi dhe Atletico Madridi kanë shprehur për sulmuesin shtatlartë.

Komento: