Ekipi zviceran kthehet me flamurin shqiptar pasi përfunduan misionin – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
0 °C

Ekipi zviceran kthehet me flamurin shqiptar pasi përfunduan misionin

21:33 | 01 Dhjetor 2019

Ekipi zviceran kthehet me flamurin shqiptar.

Tërmeti i së martës në Shqipëri, goditi dhe sensibilizoi të gjitha shtetet mike.

Kosova, Maqedonia, Greqia, Rumania, Serbia, Mali i Zi e shumë të tjera, u nisën drejt shtetit shqiptar, për të kërkuar dhe shpëtuar banorët të cilët mbeten nën rrënoja.

Fatkeqësisht u shënuan 52 viktima, derisa arritën të shpëtuan dhjetëra të tjerë.

Një ndihmë të madhe dha edhe Zvicra, pikërisht skuadra e qenve të shpëtimit REDOG.

Skuadra kjo e përbërë nga tre ekipe të qenve të specializuar për kërkim të njerëzve të ngujuar nën gërmadha, shkruan Indeksonline. Krahas tyre, në skuadër bënte pjesë edhe një mjeke.

Pas misionit të shenjtë që kryen, kjo skuadër, dje u kthye në Zvicër, ku u pritën si heronj, por ajo që u vërejt tek ta ishte pikërisht se secili nga ta kishte marrë me vete edhe nga një flamur kuq e zi.

Komento: