Ekipin e Jose Mourinhos e pret ‘ferri’ në fazën tjetër të Championsit

09:48 | 13 Dhjetor 2018

Mbrëmë ka përfunduar faza e grupeve në Ligën e Kampionëve. Tani i kemi edhe 16 ekipet që kanë arritur të kalojnë fazën e grupeve. Në mesin e tyre është edhe ekipi i Jose Mourinhos, Manchester United.

Ekipi anglez u rendit i dyti në Grupin H, ndërsa në 1/16 e finales së Ligës së Kampionëve mund të ketë një përballje të vështirë.

‘Djajtë e Kuq’ do të kenë me shumë gjasë një përballje të vështirë në rrethin tjetër, pasi mund të përballet me skuadra më të fortë se ata, përcjell lajmi.

Manchester United mund të përballet me Barcelonan, Real Madridin, Bayern Munichun dhe PSG-në.

Nga ana tjetër, përballje më e lehtë për ta do të ishte ajo me Dortmundin apo me Porton.  

Komento: