Pamje spektakolare nga eklipsi hënor në Portugali.
Porto e Portugalisë pa fillimin e eklipsit hënor të premten, me pamjet e xhiruara në qytet që tregonin ngjyrën e tij të kuqërremtë ndërsa kalonte nëpër qiell.
Pamjet e xhiruara nga banori i Portos, Daniel Folha tregojnë fillimin e eklipsit në mëngjes.
Amerika e Veriut konsiderohet ndër vendet më të mira në tokë për të parë eklipsin tre orë e gjysmë të gjatë, me shanse për ta parë atë të plotë nga Amerika Qendrore, raporton AP, transmeton Klankosova.
Hëna filloi kalimin e saj mbi hijen, duke bërë që ajo të errësohej papritmas dhe të reflektonte një nuancë të kuqërremtë në sipërfaqe.