Ekrem Mustafa: Sanksionet duhet t’i vihen Serbisë

10:37 | 16 Shtator 2023
ekrem-mustafa:-sanksionet-duhet-t’i-vihen-serbise


Si pasojë e mosshtensionimit të situatës në veri të vendit, Bashkimi Evropian ka vendosur sanksione ndaj Kosovës.

Këto sanksione, po vazhdojnë të jenë ende në fuqi.

E, për deputetin e Listës Guxo, këto nuk janë sanksione por kushtëzime.

I njëjti thotë se sanksionet duhet ti vendosen më shumë Serbisë, sesa Kosovës.

“Unë nuk i kisha quajt sanksione, këto janë disa kushtëzime që i janë vën Kosovës, mirëpo unë mendoj se sanksionet pas negociatave që po ndodhin më Bruksel, unë mendoj se sanksionet duhet të vihen më shumë Serbisë sesa Kosovës. Arsyeja është se kryeministri Kurti ka tregu fleksibilitet dhe është për implementimin e të gjitha marrëveshjeve që kanë ndodhë më herët”, ka deklaruar deputeti Mustafa.

 

Komento: