Ka eskaluar situata në protestën e organizuar nga Partia Demokratike në Tiranë.
Kreu i Shtetit, Ilir Meta reagoi në lidhje me situatën e tensionuar gjatë protestës së opozitës.
Meta shprehet se duhet një vetëpërmbajtje për evitimin e konfrontimeve dhe dhunës.
“Duke ndjekur me vëmendje të veçantë protestën e opozitës bëj thirrje për vetëpërmbajtje nga të gjithë për evitimin e konfrontimeve dhe dhunës.
Qytetarët duhet të protestojnë të lirë dhe duhet të respektohen institucionet”, shprehet Meta.