Eksalimi i situatës para kryeministrisë, vjen reagimi i presidentit Meta – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Eksalimi i situatës para kryeministrisë, vjen reagimi i presidentit Meta

12:29 | 16 Shkurt 2019

Ka eskaluar situata në protestën e organizuar nga Partia Demokratike në Tiranë.

Kreu i Shtetit, Ilir Meta reagoi në lidhje me situatën e tensionuar gjatë protestës së opozitës.

Meta shprehet se duhet një vetëpërmbajtje për evitimin e konfrontimeve dhe dhunës.

“Duke ndjekur me vëmendje të veçantë protestën e opozitës bëj thirrje për vetëpërmbajtje nga të gjithë për evitimin e konfrontimeve dhe dhunës.

Qytetarët duhet të protestojnë të lirë dhe duhet të respektohen institucionet”, shprehet Meta.

Komento: