Milan është aktualisht në mes të një periudhe negative dhe Gennaro Gattuso po mendon për zgjidhje të mundshme për të dalë nga situata.
Trajneri i Rossonerëve gjithashtu do të duhet të merret me mungesat e pezulluara të Tiemoue Bakayoko dhe Franck Kessie në ndeshjen e ardhshme të Serie A kundër Fiorentinës dhe po kërkon kështu mundësi në mesfushë, përcjell ORAinfo.
Opsioni që Gattuso ndoshta ka më shumë prirje është të japë një shans për disa lojtarë të cilët nuk kanë qenë skuadra e parë në këtë sezon siç janë Jose Mauri ose Andrea Bertolacci, apo edhe futja e Hakan Calhanoglu në mesfushë.
Sidoqoftë, siç shkruan Tuttosport, nuk do të ishte aq e rrezikshme për të luajtur Mateo Musacchio ose Ignazio Abate së bashku me Zapata në mbrojtje, në mënyrë që të avancojë kapiteni Alessio Romagnoli në mesfushë në një formacion 4-3-3.
“Historia e futbollit është e mbushur me lojtarë që kanë luajtur si mbrojtës ashtu edhe mesfushorë dhe Romagnoli ka karakteristikat për të luajtur në atë pozicion”, shkroi gazeta me bazë në Torino. /ORAinfo/