Ekspertët italianë kanë thënë se koronavirusi zhduket nga rrezet ultravjollcë përbrenda sekondave.
Një ekip mjekësh italianë dhe astrofizikanë kanë analizuar lidhjen midis trendit të epidemisë dhe sasisë së rrezeve të diellit në vendet e ndryshme: korrelacioni duket i vërejtshëm. Një fakt që mund të sugjerojë se si të zgjidhet problemi i vendeve në izolim.
A kanë rrezet ultraviolet efekt në epideminë Sars-CoV-2? Përgjigja është po, sipas një ekipi italian të përbërë nga mjekë dhe astrofizikanë që po bëjnë një punë të shkëlqyeshme mbi këtë temë, sipas mediumit italian Corriere.
Autorët janë pjesë e Universitetit të Milanos (departamenti “Luigi Sacco”), Institutit Kombëtar të Astrofizikës (INAF) dhe Institutit Kombëtar për Kancerit.
Mario Clerici, nënshkruesi i parë i punimeve, është profesor në Imunologji në Universitetin e Milano dhe drejtor shkencor i fondacionit Don Gnocchi.
Intervista e plotë, pa ndërhyrje, e realizuar nga Corriere:
Profesor Clerici, si arritët të përcaktoni efektivitetin e rrezeve ultravjollcë kundër Sars-CoV-2?
“Në fillim kemi përdorur llampa ultravjollcëtë tipit C, ato që nuk mbërrijnë në Tokë sepse bllokohen nga atmosfera. Për të kuptuar njëra-tjetrën, ato janë të ngjashme me pajisjet e përdorura për të pastruar akuariumet. Në eksperiment, pika lëngu të madhësive të ndryshme u vendosën nën llambat (pikëza) që përmbajnë Sars-CoV-2, duke simuluar atë që mund të lëshohet duke folur ose teshtitur. Ne kemi vlerësuar një dozë ekuivalente me atë sa mund të lëshojë një person I infektuar me covid në një dhomë, një doze tjetër njëqind here më të lartë (e cila mund të gjendet tek një person me formë të rëndë Covid-19) dhe një mijë herë me më shumë sasi të lartë, që është e pamundur të gjendet në një qenie njerëzore ose në ndonjë situatë reale. Në të tre rastet, ngarkesa virale u çaktivizua brenda disa sekondave në 99.9% nga një sasi e vogël e rrezeve ultravjollcë”.
A keni bërë të njëjtin eksperiment me rrezet UVA dhe UvB, domethënë ato që mbërrijnë në sipërfaqen e tokës?
“Po, dhe rezultatet janë shumë të ngjashme, por ne po i rregullojmë ato dhe prandaj ato nuk janë ende të disponueshme për komunitetin shkencor. Duke u nisur nga këto të dhëna, pyetëm veten nëse ekziston një lidhje midis rrezatimit diellor dhe epidemiologjisë Covid-19. Puna e astrofizikantëve ka qenë të mbledhin të dhëna për sasinë e dritës së diellit në 260 vende, nga 15 janari deri në fund të majit. Korrespodenca me rrjedhën e epidemisë Sars-CoV-2 ishte pothuajse e përsosur: sa më e ulët sasia e UvA dhe UvB, aq më i madh është numri i infeksioneve. Kjo mund të shpjegojë pse në Itali, tani që është verë, kemi pak raste dhe pak simptoma, ndërsa disa vende në hemisferën tjetër – siç janë ato të Amerikës së Jugut, ku është dimër – po përballen me pikun e rasteve. Një rast i pavarur përfaqësohet nga Bangladeshi, India dhe Pakistani ku, megjithë klimën e nxehtë, retë monsoon bllokojnë rrezet e diellit dhe për këtë arsye epidemia zgjerohet. Theksoj se, në analizën e kolegëve astrofizikantë, janë marrë në konsideratë edhe variabla të tjerë, siç është përdorimi i maskës dhe distanca ndërnjerëzore“.
Nisur nga premisa e studimeve tuaja, pra, a mund të qëndrojmë në plazh të qetë edhe pa maskë?
“Eksperimentet tona çojnë në pohimin e kësaj, pa dyshim. Spërklat që mund të emetohen nga një subjekt pozitiv, goditen nga rrezet e diellit dhe ngarkesa virale çaktivizohet në pak sekonda. Kjo vlen për sipërfaqe të të gjitha llojeve ”.
A do të ishte e mundur të përdoren llamba UV për dezinfektimin e hapësirave të mbyllura?
“Absolutisht po, sasia e rrezeve që burojnë nga pajisjet mund të dezinfektojë plotësisht mjediset e mbyllura, me sasi minimale ultravjollcë dhe në një kohë të shkurtër. Ato mund të përdoren në kinema, dyqane, zyra dhe madje edhe në shkolla“.
Ne tashmë ishim në dijeni që rrezet e diellit kanë një fuqi dezinfektuese, cila është risia e studimeve tuaja?
Kjo është hera e parë që është vlerësuar efekti i saj në Sars-CoV-2. Virusi që kemi përdorur në eksperimente na është siguruar nga Instituti Spallanzani i Romës: ato janë mikrobe tejët patogjene, të marra nga mostrat biologjike të pacientëve. Atëherë ne i kushtuam një studim të tretë marrëdhënies midis sasisë së dritës së diellit dhe ndikimit sezonal, duke analizuar një hapësirë kohore të një shekulli. Gripi zhduket me ardhjen e sezonit të nxehtë, pastaj rishfaqet nga tetori në mars. Dhe kjo nuk ndodh për shkak të shfaqjes së imunitetit të tufës.
A mendoni se rrezikojmë një valë të dytë të Covid?
«Mendoj që po, por me përmasa me të ulëta sepse virusi do të dobësohet. Virusi që shohim sot është i njëjtë me atë në shkurt dhe mars, ai nuk ka pësuar mutacione në gjenomin e tij. Dallimi është se rrezet e diellit e çaktivizojnë atë, duke e bërë shumë më të vështirë transferimin nga një subjekt tek tjetri dhe madje edhe ripërtërirjen brenda një organizmi. Sars-CoV-2, si të gjithë viruset, do të përshtatet te njerëzit, por sot, në Itali, ngadalësimi i epidemisë vjen kryesisht për arsye mjedisore .