Ekspertët thonë se Gërvallës i mungon stafi për marrëdhënie me publikun

22:23 | 11 Korrik 2021

Ekspertët thonë se Gërvallës i mungon stafi për marrëdhënie me publikun.

Pothuajse cdo paraqitje e deklarim i ministres së Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, përcillet me numër të madh kritikash

Opozita e jo vetëm gjithmonë reagojnë kur kryediplomatja nuk është mjaftueshëm e qartë, apo bënë gabime, por për gjithë këtë në faj po vlerësohen të jenë stafi i ministres.

Sipas Kujtim Zebicës, krejt kjo ndodh si shkak i mungesës së njerëzve që janë të specializuar për mardhënie me publikun, andaj këtë e sheh të domosdoshme ngase gabimet teknike mund të kalojnë në politike e diplomatike.

Edhe sipas profesorit universitar, Dren Gerguri, paraqitjet e Gervalles duhet të jenë të shkurtëra, koherente e të mos lënë hapësira për keqkuptime, meqë imazhi i krijuar në vend mund të reflektoj edhe jashtë. Nga stafi i Gërvallës, nuk u përgjigjën nëse kanë staf që merret me mardhëniet me publikun, vecse premtuan se këtë do e bëjnë gjatë javës së ardhshme.

Komento: