Eksperti amerikan thotë se Rusia po angazhohet vazhdimisht në akte spiunazhi në Kosovë

23:45 | 03 Nëntor 2021

Javë më parë dy shtetas rus janë shpallur “non-grata” nga presidentja e Kosovës.

Eksperti amerikan, Alon Ben Meir, ka komentuar vendimin e presidentes Osmani për të shpallur “non-grata” dy shtetas rus.

Ben Meir ka thënë se Osmani ka qenë në të drejtën e saj dhe ka terren për të marrë vendime të tilla, pasi që sipas tij Rusia vazhdon të angazhohet në akte të ndryshme spiunazhi për të minuar Kosovën, shkruan lajmi.net.

Sipas tij, Rusia do të bëj çka do që është e mundur për të penguar procesin e pajtimit mes Kosovës dhe Serbisë.

Siç thotë ai, për të arritur qëllimin në fjalë, shërbimet e spiunazhit të Rusisë në Kosovë janë pjesë përbërëse e strategjisë së Moskës.

Postimi i plotë i Ben Meir:

Besoj se ka terren absolutisht të fortë që presidentja e Kosovës Vjosa Osmani të kërkojë nga Ministria e Punëve të Jashtme që dy diplomatët rusë t’i shpallë “persona non grata”, dihet se Rusia ka dhe vazhdon të angazhohet në akte të ndryshme spiunazhi për të minuar Kosovën. Moska është një mbështetëse e vendosur e Serbisë dhe po bën gjithçka që mundet për të parandaluar çdo proces pajtimi midis Serbisë dhe Kosovës, që është pikërisht e kundërta e asaj që po promovon BE. Aktivitetet spiunazhi të Rusisë kundër Kosovës janë pjesë dhe përbërëse e strategjinë e saj në këtë drejtim.

Komento: