Eksperti i bujqësisë paralajmëron: Vit i vështirë, nuk pritet të këtë prodhim të lartë të grurit

09:36 | 31 May 2022

Paralajmërimi i eskpertit të bujqësisë: Vit i vështirë, nuk pritet të këtë prodhim të lartë të grurit.

Ndryshimet klimatike të shpejta në nivel global, kriza e naftës, rritja e çmimeve si pasojë e luftës në Ukrainë, po konsiderohet si vit i vështirë për bujqësinë kosovare nga profesori universitar, Imer Rusinovci.

Profesori i Bujqësisë në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”, Imer Rusinovci ka konsideruar se ky vit do të jetë i vështirë por që thotë se nuk ka arsye për panik.

“Është një vit që po përballemi edhe sot e kësaj dite më pasojat e Covid-it është që u përballem me shtrenjtimi enorme të imputeve në përgjithësi e plehrave minerale në veçanti. Është një vit që janë shumë aktuale ndërrimet klimatike, është një vit që shpërthej konflikti ndërmjet Ukrainës dhe Rusisë nga pika e të cilit tregtoheshin rreth 15 për qind të ushqimit botëror dhe në këtë konstalacion, kujtoj që viti do të jetë i vështirë, por nuk kemi arsye e as nevojë që të krijojmë panik, brenga shqetësime të popullata”, ka thënë Rusinovci.

Sipas tij, ekziston disbalanc e madhe ndërmjet eksportit dhe importit të produkteve bujqësore në Kosove dhe se nëntë artikuj importohen, ndërsa vetëm një eksportohet.

“Çështja e eksportit mund të jetë ndoshta simbolik, aktualisht ne jemi në një propercionalitet 9 me 1 që do të thotë nëntë artikuj i importojmë dhe një e eksportojmë. Ndoshta është papeshë në kuptimin e përgjithshëm ose në kuptimin total dhe prodhimet e caktuara siç janë lloj-lloj i caktuara i perimeve, verave etj etj, diçka edhe nga patatja mund të eksportohet, por krahas shkallës marramendëse të importit që e kemi është e pajustifikueshme edhe njëherë po e ripërsërisë ky raport aktualisht është nëntë me një, e që është krejtësisht i disfavorshëm”, tha ai.

Për dallim nga vitet e kaluara, Rusinovci thotë se këtë vit nuk pritet të këtë prodhim më të lart të grurit, për arsye se produktet bazike kanë pasur një çmim jashtëzakonisht të lartë.

Madje ai shtoi se ky vit do të konsiderohet me shkallë të madhe të importit për produktet bazë jetike.

“Unë mendoj që në këtë vit ne nuk presim një prodhim më të lartë të grurit në raport me vitet e kalarua, për arsyen kryesore se nuk kanë hartuar dhe nuk kanë harmonizuar sa dhe si duhet fermerët racionet ushqyese. Para se gjithash unë mendoj se me plehrat minerale, sepse kanë qenë dukshëm të shtrenjta dhe në këtë konstalacion, sigurisht se edhe prodhimi do të mungoj dhe do të jetë larg potencialeve prodhuese të kultivarëve të grurit që mblidhen në përgjithësi, e në veçanti dhe të drithërave tjerë siç janë hibridet e mistritë, pra është një vit që sigurisht do të na atakojë shkalla e madhe e importit për produktet bazë jetike, siç janë prodhimet strategjike, por megjithatë këtë çfarë e kemi duhet që ta punojmë vazhdimisht me fermerë në teren që të paktën masat e përkujdesjes deri në përfundim të periudhës se vegjetacionit të jenë të nivelit të duhur”, ka thënë ai.

Rusinovci tutje ka thënë se është e pajustifikueshme që importit i grurit, misrit dhe kulturave që përkojnë me kushtet tona agroekologjike, të importohen në masë të madhe.

“Çështja e sigurimit të ushqimit është një çështje goxha kolosale sepse është një sërë problemesh, jo vetëm në drithëra dhe perime në produkte animale, etj. Nëse ne kemi një kapacitet prodhues, krahas potencialeve agroekologjike që e kemi për kultura të caktuara, disa prej tyre nuk përkojnë me kushtet tona agroekologjike dhe pa mëdyshje që duhet të importohen. Bie fjala nëse ne aludojmë diçka në bimë tropikale në oriz dhe bimë të tjera ato medoemos duhet t’i blejmë, por importit i grurit, misrit dhe kulturave që përkojnë me kushtet tona agroekologjike të importohen kaq shumë, është e pajustifikueshme qoftë për nivelin e fermerëve qoftë për nivelin e institucioneve pavarësisht a janë të nivelit lokal ose qendror”, ka thënë ai.

“Unë mendoj se Kosova duhet të ndërtoje një emërues të përbashkët në mes të prodhuesve, qofshin përpunues, qofshin prodhues të drejtpërdrejtë në mes të shërbimeve ekstensioniste ose këshillimore në teren dhe dikasterit përkatës dhe vetëm kështu mund të shpiem në tragete të caktuara me një objektiv shumë të qartë që të shtojmë produktivitetin e punës për njësi sipërfaqësore sepse aktualisht Kosova bënë pjesë në grupin e vendeve të varfra për kokë banori me toke pune ose për kapita që themi në agronomi dhe shihe për këtë kur shtohet edhe produktiviteti i ulët i punës, atëherë importi duhet të jetë marramendës”, tha ai./eo

Komento: