
Eksperti i emergjencave, Tahir Ahmeti ka vlerësuar se situata e krijuar nga reshjet e shiut është alarmante dhe se duhet urgjencë shtetërore.
Ai ka shkruar se aty ku komunat nuk arrijnë të përballojnë situatën, duhet të kërkohet ndihma e FSK-së dhe KFOR-it.
“Situata me vërshimet në Kosovë po përkeqësohet vazhdimisht dhe po merr përmasa alarmante. Reshjet e pandërprera kanë vënë në rrezik serioz jetën e qytetarëve, pronën dhe infrastrukturën kritike në shumë komuna të vendit. Kjo situatë tejkalon kapacitetet lokale. Kërkohet shpallje e urgjencës shtetërore dhe mobilizim i menjëhershëm i të gjitha institucioneve përgjegjëse. Aty ku komunat nuk arrijnë të përballojnë situatën, duhet kërkuar pa vonesë ndihmë nga Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) si dhe nga reaguesi i tretë i sigurisë – KFOR-i, për mbrojtjen e jetës, evakuimin e qytetarëve dhe menaxhimin e situatës!”, ka shkruar Ahmeti.