
Eksperti i emergjencave, Tahir Ahmeti, ka folur rreth stuhisë së fuqishme që goditi Kosovën gjatë ditës së djeshme, e cila shkaktoi goxha dëme anekënd vendin, e për pasojë fatkeqësisht e humbi jetën edhe një person në Viti.
Ahmeti dha edhe disa rekomandime për qytetarët në rast të fatkeqësive natyrore, në mënyrë që ta shmangin më të keqen.
“Qytetarët duhet ta dinë se kur ka këso fatkeqësi natyrore apo fenomene natyrore, në këtë rast stuhitë dhe erërat, në këtë rast duhet të mos qëndrojnë afër pemëve të ndryshme, pastaj të mos qëndrojnë afër godinave që janë në ndërtim, të mos qëndrojnë afër shtyllave elektrike apo siç quhen billboardet, sepse nga erërat mund të barten dhe qytetarët të lëndohen”, deklaroi mes tjerash Ahmeti në Klan Kosova.