Eksperti i gjyqtarëve tregon se a ishte korrekte penalltia e Real Madridit

17:36 | 22 Qershor 2020

Eksperti i gjyqtarëve ka treguar se a ishte korrekte penalltia e Real Madridit.

Real Madridit iu dha një penallti në startin e gjysmës së dytë të ndeshjes së tyre të së dielës në mbrëmje kundër Real Sociedad dhe eksperti i gjyqtarëve, Juan Andujar Oliver beson se ishte vendimi i saktë.

Xavier Estrada Fernandez tregoi pikën e bardhë pasi Diego Llorente faulloi Vinicius – që ndihmoi në fitoren 1:2 të Realit.

“Ishte një penallti sepse kishte kontakte”, tha Andujar Oliver në Radio Marca.

“Edhe pse ka shumë raste kontakti si ajo gjatë një ndeshje, VAR nuk do ta ndryshonte atë sepse ka kontakt”.

Komento: