Eksperti i komunikacionit: Në magjistralen Prishtinë-Mitrovicë ekziston sinjalistika, por jo në nivelin më të mirë
Për aksidentin e djeshëm për FrontOnline është deklaruar Visar Baxhuku, ekspert i komunikacionit, i cili ka lënë për të dëshiruar sa i përket sinjalisitkës në magjistralen Prishtinë-Mitrovicë, ku po zhvillohen punime.
Ai është shprehur se ka sinjalisitikë, mirëpo sipas tij ajo nuk është perfektë, por nuk mungon
‘’ Në atë magjistrale nuk është se ka sinjalistikë perfekte ,shenja të mjaftueshme ka që ka punime në rrugë , ka kufizim shpejtësie’’, tha Baxhuku për FrontOnline.
Baxhuku thotë se këto punime nuk janë në nivelin m të mirë siç e parasheh literatura, mirëpo thekson se ka kufizime shpejtësie e devijime rrugës si sinjalisitikë.
‘’ Nuk është në nivelin më të mirë siç e parasheh literatura, por nuk është se mungesa që lajmëron se je duke kaluar në punishte ka kufizim shpejtësie , ka devijim e kthesa jo në nivelin më të mirë por ekzistojnë’’, tha Baxhuku.