Eksperti i komunikacionit: Vendosja e radarëve do të parandalonte numrin e aksidenteve

18:30 | 20 Dhjetor 2023
eksperti-i-komunikacionit:-vendosja-e-radareve-do-te-parandalonte-numrin-e-aksidenteve


Eksperti i komunikacionit, Bekim Ahmeti ka deklaruar për Front Online se parandalimi i aksidenteve do të ndodhte vetëm nëse vendosen radarët.

Kjo, për shkak se të njëjtit do të detektonin secilin person që bën shkelje të rregullave ë trafik.

“Ajo që i parandalon aksidentet është vendosja e radarëve dhe secilin që e detekton që kalon kufizimin e shpejtësisë, secilin qe e detekton që ka hyrë në dritën e kuqe pra secilin që e detekton që ka bë kundërvajtje e fotografon dhe e dënon. Rritja e gjobave normal që e zvogëlon numrin e të aksidentuarve, pastaj ti merr masa në ligj”, është shprehur ai për Front Online.

Kurse, sa i përket paralajmërimeve për ndryshim të ligjit të rregullave në komunikacion, Ahmeti ka deklaruar se njëherë duhet të merren masa e pastaj të ndryshohet ligji.

“Unë nuk mendoj se është mungesë e ligjit, sa është mungesa e vullnetit për punë. Unë mendoj që më parë është dashtë me i përdor radarët mobil dhe statik edhe kamerat sesa me ndryshu ligjin. Pra, ti merr masat njëherë të cilat e përmirësojnë gjendjen e pastaj ndryshoje ligjin aty ku nevojittë. Tash ti ligjin e ndryshon me njerëz të njëjtë dhe ata nuk e zbatojnë”, ka shtuar ai për Front Online.

Vetëm në 24 orët e fundit Policia e Kosovës ka shqiptuar 2034 gjoba ndaj personave që nuk kanë respektuar rregullat ën trafik./Front Online

Komento: