Eksperti i sigurisë, Drizan Shala, ka vlerësuar kapacitetet e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) në mbrojtjen e territorit dhe avancimin e komponentëve ushtarakë të Kosovës.
Ai theksoi se, nga perspektiva e sigurisë, FSK-ja ka kapacitete të mjaftueshme për të arritur dhe përmbushur misionin e saj, ashtu siç është përcaktuar edhe me ndryshimet ligjore të vitit 2019.
‘’ Sa i përket çështjes se a kemi kapacitete të mjaftueshme për të krijuar mbrojtjen e territorit të Kosovës në planin gjithëpërfshirës në avancimin e komponentës ushtarake të Kosovës ne mund të konstatojmë dhe vlerësojmë se që FSK-ja ka kapacitete të mjaftueshme për të arritur dhe për ta përmbushur misionin në mandatin që e ka siç është I përcaktuar edhe me ndryshimet ligjore në 2019’’, tha Shala për FrontOnline.
Po ashtu, ai theksoi se Kosova ka pasur një periudhë gjatë së cilës prodhimi i municioneve ka qenë i ndaluar. Sipas Shalës, kjo është hera e parë që Kosova po bën hapin për të prodhuar municione, duke u kthyer në një proces që ka qenë i ndaluar që nga vitet 1990, kur prodhimi ishte i ndërprerë.
‘’ Kosova e ka pasur të ndaluar të prodhojë armatim, prandaj ky është hapi I parë, para viteve të 90-ta ka prodhuar por pastaj jo’’, përfundoi Shala.