Eksperti i sigurisë: Kosova është e rrezikuar seriozisht nga terrorizmi islamik

21:59 | 10 Tetor 2021

Kosova rrezikon të ketë sulme terroriste.

Pesë persona janë arrestuar sot në Kosovë pasi të njëjtit dyshohet se po përgatisnin vepra terroriste.

Për këtë ka reaguar eksperti i Sigurisë, Bedri Elezi, i cili ka thënë se Ardian Gjuraj tashmë i arrestuar për terrorizëm ka qenë i arrestuar edhe më parë në Turqi ku ishte mbajtur për 75 ditënë paraburgim.

Sipas tij, Gjuraj ishte dëbuar nga Turqia për në Kosovë e ku pastaj ishte dënuar me 1 vit e 5 muaj burg.

“Adriani ishte arrestuar edhe më 12 dhjetor 2015 në Gaziantep të Turqisë dhe është mbajtur për rreth 75 ditë në paraburgim në Gaziantep, dhe më pas ai është dërguar në një kamp refugjatësh në Kariasei, ku është mbajtur rreth 4 muaj në atë kamp deri sa kanë zgjatë procedurat e identifikimit të tijë. Arsyea e verifikimit ka qenë se Adriani në momentin kur është ndaluar nga policia Turke nuk ka pasur me vete dokumentet personale dhe poashtu ai ka gënjyer se është shtetas i Rusisë. Adriani u dëbua nga Turqia për në Kosovë dhe në Kosovë ai u dënua poashtu me 1 vit e 5 muaj”, ka shkruar Elezi.

Ai ka treguar se Gjuraj ishte radikalizuar në Gjermani dhe se në Kosovë kishe ardhur me qëllim për të zhvilluar aktivitete të “Davetit Islam” si dhe të bashkohej me të tjerë për të shkuar në luftën e Sirisë.

Poashtu, Gjuraj dyshohet se është njëri nga personat kryesor të cilët merren me prooagandën e Ektremizimit Islam në Pejë

“Adriani dyshohet se ishte radikalizuar në Gjermani dhe në Kosovë kishte ardhur me qëllim për të zhvilluar aktivitete të ( Davetit Islam ) si dhe të bashkohej me të tjerë për të shkuar në luftën e Sirisë. Ardian Gjurajn, më von Gjykata e Apelit, e ka liruar nga akuzat për terrorizëm, një vendim që të lenë për të dëshiruar. Adrian Gjuraj dyshohet se është njëri nga personat kryesor të cilët merren me prooagandën e Ektremizimit Islam në Pejë. Ai është shumë intelegjent dhe aktivitetet I zhvillon në Diskrecion të thellë”, ka shkruar Elezi.

Komento: