Eksperti i sigurisë, Agim Musliu, ka thënë se është paralajmëruar një akt agresioni nga shteti i Serbisë në Kosovë.
Ai ka thënë se është paralajmëruar që sot qindra nacionalistë serb të vijnë dhe t’ia vënë flakën pikës kufitare në Jarinjë.
Musliu ka thënë se sot mund të përsëritet “Jarinja e 19 shkurtit 2008”, kur serbët e kishin bërë një gjë të tillë, teksa shtoi se nëse ndodh kjo përgjegjës nuk është veç Vuçiqi, por edhe ata e konsiderojnë Sebrinë faktor paqeje.
“Kosova nuk është vetëm për t’i vënë kushte që të plotësohen standardet integruese evropiane; nuk është vetëm për t’i kërkuar edhe të drejta për qenët në rrugë sesi duhet të trajtohen …Shqiptarët e dijnë që çlirimi i Kosovës dhe shqiptarëve janë projekt i së drejtës historike të lirisë kundrejt barbarisë. Për këtë i jemi mirënjohës të gjithë miqve”, shkroi ai në Facebook.