Eksperti i sigurisë: Sulmi terrorist në Banjskë u neglizhua nda institucionet ndërkombëtare

20:33 | 28 Mars 2024
eksperti-i-sigurise:-sulmi-terrorist-ne-banjske-u-neglizhua-nda-institucionet-nderkombetare

Eksperti i sigurisë dhe marrëdhënieve ndërkombëtare, Fetah Fejzullahu, ka thënë se sulmi terrorist në Banjskë është neglizhuar nga institucionet ndërkombëtare.

Fejzullahu tha se territori në veri nuk është që s’mund të monitorohet nga institucionet e sigurisë ndërkombëtare, pasi sipas tij, sot ka teknologji të avancuar dhe menaxhimi mund të bëhet edhe përmes satelitëve.

“Esenca është se kjo na dha një mësim dhe mendoj që të gjitha institucionet e sigurisë do të jenë më vigjilente. Situata e brishtë në nivel global krijon mundësi të njerëzve apo politikave që kanë epshe, qoftë nacionaliste dhe të përfitojnë në kohë”, tha ai në “Info Magazine”, njofton Klankosova.tv.

Komento: