Eksperti i sigurisë tregon se a mund të ketë sulm terrorist në Kosovë

14:03 | 22 Shkurt 2024
eksperti-i-sigurise-tregon-se-a-mund-te-kete-sulm-terrorist-ne-kosove

Eksperti i Sigurisë , Drizan Shala ka folur në lidhje me atë se a mund të ketë sulm terrorist brenda Kosovës.

Ai është shprehur se personat e caktuar, pas riatdhesimit dhe pas përmbylljes së procesit gjyqësor ndaj tyre, mund të kryejnë veprime të caktuara, por sipas tij, ata janë në monitorim.

“Kosova si vend me numër më të madh të pranuarve të riatdhesuarve nga vendet dhe nga kamplet të cilat tanimë janë në kontroll edhe të forcave kurde në pjesën e brezit kufitar Siri, Turqi, Irak”.

“Kjo defacto e ka rritur potencialin e mundshëm që këta persona pas riatdhesimit të tyre dhe pas përmbylljes së procesit gjyqësor, hetimor ndaj tyre, ose pas marrjes së dënimin kapital, mund të kryejnë veprime të caktuara, por deri më tani instuticionet e sigurisë së Kosovës i kanë në monitorim personat në fjalë”, është shprehur ai. /klankosova

Komento: